Google ADS

Zjarri në Gjilan ku vdiq një 50 vjeçar: Ka qenë e pamundur të depërtohet në banesë

12:05 | 9 Korrik 2023
E.H

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur të shtunën si pasoj e një zjarri që ka përfshirë banesën në të cilën banonte, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në banesën ku kishte rënë zjarri ishte e pamundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ende nuk dihet për shkaqet e këtij zjarri.

“Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme