Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar edhe njëherë pas zjarrit në fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ata që i shkuan në ndihmë, shkruan Arbresh.info.
“Falënderoj zjarrfikësit e Drenasit, të cilët si çdo herë janë në krye të detyrës, kompaninë “Pastrimi” – njësia Drenas, të gjithë zjarrfikësit të cilët na erdhën në ndihmë për ndaljen e zgjerimit të vatrës së zjarrit, nga Malisheva, Skenderaj, Prishtina, Lipjani, Rahoveci, si dhe Njësia Speciale e Kosovës e cila po e lokalizon zjarrin me topa uji. Falënderoj kryetarët e komunave që ofruan përkrahje në këtë katastrofë, në veçanti z. Muharremaj dhe z. Latifi.”, ka shkruar Lladrovci.
“Falënderoj Policinë e Kosovës-Stacioni në Drenas, ministrin Krasniqi dhe Sfeçla, zv. ministrin Gashani, Njësinë Speciale të PK, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe z. Shefki Abdullahu, KFOR-in i cili ishte gati të ndërhynte edhe me helikopter dhe pjesëmarrjen me automjete zjarrfikësish, institucionet tjera që u gjenden pranë nesh, në këtë ditë të rëndë e të vështirë për pronarët e Fabrikës së Plastikës, pronarët në Qendrën e Biznesit Drenasi I, si dhe qytetarët të cilët u rrezikuan nga ky zjarr dhe tym i dendur.”, ka shkruar ai.
Lladrovci u shpreh se është për keqardhje se askush nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, dhe nga Agjencia për Investimet dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve e Kosovës, nuk doli në vendin ku shpërtheu zjarri në Fabrikën e Plastikës.
“Është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës”, shkroi ai.
“Është dhimbje e madhe për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Fabrikën e Plastikës, për ambientin e komunës tonë dhe më gjerë, por, për fat, nuk pati asnjë punëtor të lënduar e as biznese tjera të dëmtuara në Qendrën e Biznesit Drenasi”, tha mes tjerash Lladrovci./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot, ka ngjarë një katastrofë ambientale në komunën tonë dhe më gjerë, njëherësh dëme shkatërruese në Fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, për shkak të zjarrit të madh që e kaploi atë para dite. Menjëherë, kam aktivizuar Shtabin emergjent dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes, ku pronarët e punëtorët ishin të tronditur nga kjo humbje, por kishin shqetësim edhe bizneset tjera në afërsi se mos flakët përhapen drejt tyre.
Falënderoj zjarrfikësit e Drenasit, të cilët si çdo herë janë në krye të detyrës, kompaninë “Pastrimi” – njësia Drenas, të gjithë zjarrfikësit të cilët na erdhën në ndihmë për ndaljen e zgjerimit të vatrës së zjarrit, nga Malisheva, Skenderaj, Prishtina, Lipjani, Rahoveci, si dhe Njësia Speciale e Kosovës e cila po e lokalizon zjarrin me topa uji. Falënderoj kryetarët e komunave që ofruan përkrahje në këtë katastrofë, në veçanti z. Muharremaj dhe z. Latifi.
Falënderoj Policinë e Kosovës-Stacioni në Drenas, ministrin Krasniqi dhe Sfeçla, zv. ministrin Gashani, Njësinë Speciale të PK, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe z. Shefki Abdullahu, KFOR-in i cili ishte gati të ndërhynte edhe me helikopter dhe pjesëmarrjen me automjete zjarrfikësish, institucionet tjera që u gjenden pranë nesh, në këtë ditë të rëndë e të vështirë për pronarët e Fabrikës së Plastikës, pronarët në Qendrën e Biznesit Drenasi I, si dhe qytetarët të cilët u rrezikuan nga ky zjarr dhe tym i dendur.
Është dhimbje e madhe për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Fabrikën e Plastikës, për ambientin e komunës tonë dhe më gjerë, por, për fat, nuk pati asnjë punëtor të lënduar e as biznese tjera të dëmtuara në Qendrën e Biznesit Drenasi I. Është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...