Google ADS

Zjarri kaplon një pjesë malore në Gjakovë, KFOR-i ndihmon zjarrfikësit për shuarjen e tij

20:30 | 22 Korrik 2024
E.H

Është përfshirë nga zjarri një pjesë malore në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje, ai tha se zjarrfikësit dhe KFOR-i kanë bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.

“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme