Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, nga e hëna ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të malit.
Njësitet e zjarrfikjes së bashku me FSK-në, janë duke bërë përpjkekje ta shuajnë zjarrin, që të mos afrohet tek Qendra për Strehimin e të Huajve, e cila dikur ka qenë kazermë ushtarake, njofton Klan Kosova.
Ditève të fundit Kosova po përballet me shumë vatra zjarri që kanë kapluar fusha e male gjithandej.
Policia e Kosovës, institucione të tjera por edhe organizata që merren me mjedisin, kanë bërë thirrje te qytetarët që të mos ndezin zjarre në fusha për të djegur mbeturina, sepse ato era po i bart në pyje.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë