Google ADS

Zjarri dogji rreth 15 hektarë me pyje në Malishevë (FOTO)

20:03 | 13 Prill 2017
M. A.

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevas, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri.

Sipas një njoftimi, zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e saj.

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që kapluar këto male.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Zjarri është konfirmuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje.

“Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi.

d222_1492105680-3696574 d333_1492105687-5642213zjarr

malidhee

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme