Google ADS

Zjarri djeg mbi një mijë trupa molle në Vinarc të Mitrovicës

12:07 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka shpërthyer një zjarr në pronën e një shqiptari, duke shkaktuar me këtë rast dëme të mëdha materiale.

Raportohet se në rrethana të panjohura një zjarr e ka përfshirë të premten pronën (70 ari) të viktimës mashkull k-shqiptar e mbjellë me 1150 trupa molle.

Në pronë, po ashtu, kanë qenë edhe pajisjet për mirëmbajte dhe ujitje, të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri.

Përveç dëmeve të mëdha materiale të shkaktuar nuk raportohet për të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme