Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar protestë të enjten me 14 dhjetor, duke kërkuar ndër të tjera kushte më të mira të punës dhe pagë për rrezikshmëri.
Përmes një komunikate për media, zjarrfikësit kanë bërë të ditur se protesta do të organizohet para objektit të Qeverisë në orën 11:00, duke shtuar se po kërkojnë përgjigje nga Qeveria për kushtet e tyre të punës.
“Kryesia e Sindikatës se zjarrfikësve te Kosovës ka vendosur që në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, mosplotësimi i kërkesave të parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, të bazuara në ligje dhe së fundi edhe vendimi që zjarrfikësve t’ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mosplanifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherit, si pasojë e problemeve të pazgjidhura me dekada, kemi vendos që me dt. 14.12.2023 të riaktivizojë protestë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rrahmani ministër i mbrojtjes në skuadrën e Napolit, shkruaj...
Barduani e Scotti vizitojnë urën e Ibrit dhe Manastirin e De...
Hamza premton grante investive deri në 30 për qind për bizne...
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
OKB ngre alarmin/ Nevojiten 910 milionë dollarë për zgjidhje...
Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares ...