Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka bërë të ditur sot se do të organizojnë protestë me 12 korrik në orën 10:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Këto masa sindikale do të ndërmerren në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me gjendjen siç thuhet alarmante që ka kapluar këtë shërbim dhe mos gatishmërisë së institucioneve për të zgjidhur problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë Shërbim Emergjent, raporton arbresh.info.
“Para një dekade institucionet i kemi lajmëruar për gjendjen e zjarrfikësve në Kosovë, kemi mbajt shumë takime e premtime por deri më tani mbeten vetëm në letra dhe nuk është ndërmarrë asgjë”, tha Muharrem Beka nga Sindikata e punëtorëve të Zjarrfikësve.
“Është vendimi, obligohen qe institucionet ta zbatojnë vendimit, është pezulluar çështja e buxhetit për zjarrfikësit”, ka thënë ai.
Sipas Bekës, askush nuk interesohet për këtë grup dhe se institucionet nuk respektojnë ligjet që i kanë miratuar vetë për zjarrfikësit.
“Zjarrëfiskët ballafaqohen me shumë probleme duke filluar me mungesë të pajisjeve, kontrata e punës nuk respektohet, shkeljen e të drejtave të punëtorëve, mund të them se zjarrfikësit në Kosovë punojnë jashtë çdo ligji që është miratuar në Kuvend. Jemi të vetëdijshëm që po na bëhet shkelje ligjore, por jeta e njerëzve është parësore për ne”, është shprehur Beka.
Përmes kësaj konference për media u bë e ditur që durimit të zjarrfikësve i ka ardhur fundi.
Sa i përket mbajtjes së grevës, drejtuesit e sindikatës njoftojnë se zjarrfikësve nuk iu lejohet mbajtja e grevës sepse është shkelje e ligjit.
Ndërkohë, kërkesat e zjarrfikësve janë këto:
Të rregullohet statusi juridik
Të definohen kompetencat menaxhuese
Të shqyrtohet ligji i pagave, për pozitën dhe koeficientin e zjarrfikësve
Të sigurohet vijë buxhetore
Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen rroba mbrojtëse , pajisje dhe mjete për punë
Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit të punës
Pagat e zjarrfikësve të nivelizohen me shërbimet tjera emergjente
Të bëhet gradimi sipas funksionit
Të sigurohet shujta e ngrohtë
Të ngritët koeficienti, të harmonizohen pagat në nivel të komunave
Të kompensohen kompensimet mjekësore për lëndime në punë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1863293303735753/
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo