Sindikata e Zjarrfikësve organizon sot para ndërtesës se Qevrisë protestën në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan ne protestën e korrikut.
Përmes protestës ata kërkojn qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj.
Protesta fillon nga parkingu i Pallatit te Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë ku edhe do te mbahet protesta.
Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shprehë përkrahje për Sindikatën së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar.
BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bere kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,