Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar protestë nëse nuk u plotësohen kushtet. Përmes një reagimi kjo sindikatë ka theksuar se Qeveria mori vendim selektiv në mbledhjen e sotme ku me vendim u siguruan mjetet për rrezikshmëri në punë vetëm për Policinë e Kosovës.
Sindikata e Zjarrfikësve ka theksuar se kjo i ka irrituar dhe shqetësuar pa masë, pasi vlerësojnë se nuk kanë mbështetje dhe përkujdesje institucionale dhe janë diskriminuar, denigruar e përbuzur me dekada.
“Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë kompensuar për ndërrime të natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit për vitet 2022-2023. Mospagesa e orëve jashtë orarit të ftuar në mobilizim në veri. Kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kërkojnë drejtësi dhe kërkesat të plotësohen urgjentisht”, thuhet në reagim.
Kanë theksuar se u janë drejtuar institucioneve duke kërkuar që kjo gjendje të ndryshohet, porse kanë hasur në heshtje.
Sipas tyre kërkesat janë duke u bërë qe dy dekada, për çka shtojnë se durimi po ju humbet.
Zjarrfikësit kërkojnë që të fillojë kompensimi i rrezikshmërisë në punë, sigurimet shëndetësore, të rritet stafi me zjarrfikës të rinj, kontrollet sistematike të zjarrfikësve. Të kompensohen obligimet për orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës për vitin 2022. Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit për vitin 2023. Të definohen kompetencat menaxhuese në mes AME/MPB-Komuna, të përmirësohen kushtet e punës, sigurohen pajisje dhe mjete për punë dhe të sigurohen shujta.
“Kërkojmë urgjentisht që të analizohet gjendja e rëndë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kosovë, përndryshe zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe unanimisht kërkojnë që për shkak të mosrealizimit të kërkesave dhe pritjeve me vite, mospërfilljes dhe anashkalimit që iu bëhen zjarrfikësve të organizojnë protestë”, thuhet në reagim./rtk
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...