Google ADS

Zjarrfikësit nga 1 janari mbesin pa buxhet, paralajmërojnë protesta

11:43 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, përmes një konference për shtyp ka thënë se Zjarrfikësit e Kosovës nga 1 Janari do të mbesin pa buxhet nëse nuk kalon ligji për pagat.

Ai më tutje deklaroi se, zjarrfikësit për veçse kanë kushte të vështira të punës, qeveria në dorëheqje nuk i ka mbajtur premtimet që i ka dhënë, raporton arbresh.info.

Sipas tij, qeveria e kaluar i kishte premtuar që zjarrfikësit do të kalojnë nga Komunat në Kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për këtë arsye komunat e kanë ndalur pagën e planifikuar për zjarrfikësit. Për shkak të dorëheqjes së qeverisë, procesi ka mbetur pa përfunduar dhe nga 1 janari do të mbesin pa buxhet.

“Vite me radhë ballafaqohemi me situata të rënda pa zgjidhje. Kemi mision të shpëtuar jetë por keni diskriminime të llojllojshme që na parasheh ligji. Përveq pagës bazë, nuk është mbajtur asnjë premtim. Prej ditës që kemi kaluar në nivel qendror nuk kemi buxhet. Zjarrfikësit kanë koeficientin me të ulët. Prej 1 janarit është planifikuar të jemi në ministrinë e punëve të brendshme por qeveria dha dorëheqje dhe për këtë arsye nga kjo datë ne do të mbesim pa buxhet. Qeveria në dorëheqje nuk i realizuar asnjë premtim që e ka dhënë dhe në momentin që ishim në përgatitjen e protestës, ata dhanë dorëheqje. Kërkojmë një përgjigje nga kjo qeveri në dorëheqje se çka do të ndodhë me ne nga 1 Janari. Nëse ligji i pagave nuk kalon, zjarrfikësit do të mbesin pa buxhet” tha ai.

Nga ana tjetër kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini tha edhe sindikata e tyre është duke luftuar për të drejtat e zjarrfikësve të Kosovës.

Po i shkelen të drejtat e Punëtorëve të zjarrfikësve të cilët kanë një profesion të shenjtë

Janë anëtarë të sindikatës ne i mbrojmë por qeveria në dorëheqje nuk i ka mbajtur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës. Kështu që sindikata jonë është duke luftuar për të drejtat. Ende zjarrfikëset nuk kanë sigurim në punë, provoja e tyre e punës nuk ka benifit. Megjithatë janë shumë bashkëpunues, vazhdojnë të punojnë për kundër premtimeve që nuk janë mbajtur.

Ndërsa kryetari i Këshillit të Protestave Zymri Krasniqi paralajmëroi edhe protesta nëse nuk kalon ligji për paga

“Ramush Haradinaj nuk i ka mbajtur premtimet, ne ishim në përgatitjen e protestave por dhanë dorëheqje, nëse nuk kalon ligji për paga nuk kemi rrugëdalje tjetër do të organizojmë protesta ” tha Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme