Për zjarrfikësit viti 2020 ka qenë me intervenime e sfida të shumta. Latif Zeka, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se gjatë pandemisë ka qenë vetëm një zjarrfikës i infektuar.
Madje ai tha se kanë zgjatur orarin e punës në 24 orë, në mënyrë që tu dalin në ndihmë qytetarëve.
Zeka shtoi se situata është duke u menaxhuar mirë edhe përkundër rrezikut që hasin zjarrfikësit çdo ditë në teren.
“Për fat të mirë në këtë pandemi ka qenë vetëm një zjarrfikës i infektuar me Coronavirus të dyshimtë kanë qenë edhe disa zjarrfikës të tjerë mirëpo te ne në atë moment që është shfaqur diçka e dyshimtë e kam liruar së paku 13 ditë dhe nuk kemi pasur të tjerë të infektuar”.
“Kur ka filluar pandemia ne e kemi bërë orarin 24 orë që të jenë sa më shumë zjarrfikësit në shtëpi e rrugës sa më pak. Situata është duke u menaxhuar mirë dhe kanë qenë të kujdesshëm edhe zjarrfikësit dhe puna jonë është ashtu që ka raste që në aksidente të komunikacionit kur janë drejtpërdrejtë në kontakt me njerëzit duke mos e ditur a janë apo nuk janë të infektuar qytetarët”.
Vështirësitë më të mëdha sipas Zekës, po u shkakton numri i vogël i stafit, raporton EO.
“Ministria e Punëve të Brendshme na ka siguruar uniformën për shuarjen e zjarrit. Ne kemi vështirësi me staf dhe jo me pajisje, sepse jemi vetëm 100 zjarrfikës. Jemi jashtëzakonisht pak, sepse duhet të jemi 200”.
Zeka, tha se kanë pasur 1 155 intervenime në raste të zjarreve e aksidenteve.
“Në përgjithësi deri në gusht kemi pasur 1 155 raste dalje profesionale dhe këtu hyjnë të gjitha prej zjarreve, aksidenteve, shpëtim të njerëzve pengesa ose rreziqe për qytetarë na jemi aty. Me të vërtetë gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë aksidente komunikacioni”.
Sipas tij, zjarrfikësit janë të gatshëm në çdo moment për raste urgjente. Tutje, ai theksoi se mund të ndodhin vonesa për shkak të komunikacionit.
“Zjarrfikësit janë të rrezikuar në çdo hap duke mos e ditur me çfarë rreziku ballafaqohen sepse kemi kontakt të llojllojshëm me qytetarë. Në rastet e zjarrit jemi të përfshirë drejtpërsëdrejti. Në atë moment që lajmërojnë për ndonjë zjarr”.
“Zjarrfikësit janë të gatshëm të dalin në teren. Mirëpo ndodhin vonesa për shkak të komunikacionit. Këto janë vështirësitë më të mëdha që hasin zjarrfikësit”, shtoi Zeka.
Mes tjerash, ai tha se shpenzimet kapitale i marrim prej komunës, e cila ka ndarë 90 mijë euro për pajisje, raporton EO.
“Sa i përket mjeteve këtu është një zbrazëtirë e madhe sepse veç po bëhet i nëntë dhe nuk e dimë se kujt i përkasim, Ministrisë së Punëve të Brendshme apo komunave. Pse po them komunave është sepse ligjërisht jemi me agjencinë e menaxhimit emergjent”.
“Faktikisht rrogat shpenzimet kapitale i marrim prej komunës. Por këtë vit që jemi duke lënë pas komuna nuk e ka parapa asnjë mjet. Mirëpo është vetëm komuna që ka gjetur mjete dhe ka dhënë 90 mijë euro me të cilat kemi blerë pajisje. Sa i përket maskave kemi edhe rezerva për zjarrfikës”.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë