Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve ka thënë se kërkojnë që të realizohen kërkesat e tyre që janë të bazuara në ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas tij, pakënaqësitë e zjarrfikësve janë akumuluar me vite mirëpo këta të fundit kanë heshtur për shkak të interesit të qytetarëve.
“Mosgatishmëria institucionale që ky shërbim të jetë funksional ka sjellë deri në këtë moment dhe kjo pritje e gjatë është sinjali më i mirë që zjarrfikësit sot juanë shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ne jemi këmbëngulës dhe nuk do të largohemi derisa nuk na ftojnë në ndonjë takim. Kërkesat tona janë që një dekadë. Pakënaqësitë tona janë akumuluar me vite mirëpo për hir të humani tetit kemi toleruar kaq shumë shkelje dhe tani zjarrfikësit nuk janë në gjendje të durojnë më”, ka thënë Beka.
Ai ka shtuar se nuk do të largohen pa i ftuar dikush nga Qeveria për të folur për problemet e tyre.
Kërkesat e zjarrfikësve janë këto:
Të rregullohet statusi juridik
Të definohen kompetencat menaxhuese
Të shqyrtohet ligji i pagave, për pozitën dhe koeficientin e zjarrfikësve
Të sigurohet vijë buxhetore
Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen rroba mbrojtëse , pajisje dhe mjete për punë
Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit të punës
Pagat e zjarrfikësve të nivelizohen me shërbimet tjera emergjente
Të bëhet gradimi sipas funksionit
Të sigurohet shujta e ngrohtë
Të ngritët koeficienti, të harmonizohen pagat në nivel të komunave
Të kompensohen kompensimet mjekësore për lëndime në punë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1866329206765496/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...