Vatrat e reja të zjarrit që janë aktivizuar në Shtupeq po i rrezikojnë edhe shtëpitë e banueshme.
Adem Nikqi banor në fshatin Shtupeq të Madh të Rugovës, ka thënë se këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.
Ai shtoi se nëse zjarri nuk shuhet atëherë rrezikohet edhe jeta e banoreve të këtij vendi.
“Zjarri është afruar afër shtëpive dhe po na rrezikon. Nëse frynë ndonjë erë do të jetë problem”, deklaroi Adem Nikqi.
Në anën tjetër Fadil Bajraktari, nga Agjensioni i Mbrojtës dhe Mjedisit ka treguar se tashmë zjarri ka shkatërruar mbi 80 hektarë tokë malore.
“Gjendja nuk është e mirë në pyjet e fshatit Shtupeq. Kontribut janë duke dhënë policia, zjarrfikësit, e strukturat tjera”, deklaroi Fadil Bajraktari
Ndonëse fillimisht pretendohej se zjarri u lokalizua, Fatmir Morina nga Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka thënë se situata po përkeqësohet kryesisht në orët e pasdites.
“Forcat janë shtuar nga vende të ndryshme të Kosovës. Po ashtu edhe FSK ka shtuar forcat dhe tashmë KFOR-i është prezentë edhe me trupa tokësore edhe me helikopterë”.
Kujtojmë se banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kryetari i fshatit Shtupeq, Agron Nikçi thotë se ndërhyrja e KFOR-it po të kishte ndodhur në fillim situata do të ishte më e mirë.
“Tashmë është shumë vonë. Unë nuk kam shpresa se edhe KFOR-i tashmë mund të bëjë diçka. Mendoj se vetëm shiu mund t’i ndalon ato zjarre”, deklaroi Agron Nikçi./rtvdukagjini/
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...