Zjarret e shumta që po shkaktohen në pyjet e Kosovës nuk po djegin dhe shkatërrojnë vetëm drunjtë dhe bimët e tjera, por edhe po asgjësojnë botën shtazore.
Zjarrfikësit e Kosovës, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, kanë postuar fotografi nga pjesët e djegura të pyjeve, ku shihen edhe lloje të ndryshme kafshësh të djegura.
“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë..!??”, kanë shkruar zjarrfikësit e Kosovës, duke postuar disa foto, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.
Këto foto do të duhej të vrisnin ndërgjegjen e shkaktarëve të zjarreve, qofshin ato edhe të pa qëllimshme.
Me pakujdesinë etyre, apo me zjarrvënien e qëllimshme, ata po bëhen jo vetëm shkatërrues të pasurisë drusore, por edhe vrasës të botës shtazore. /Telegrafi/
Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje
Kurti kthehet nga diaspora, merr pjesë në seancë
Kuvendi nis me një minutë heshtje për vdekjen e pjesëtarit t...
Shefi i EULEX-it: Kosova e ka potencialin dhe mundësinë që t...
Rama e komandanti i KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në krye...
Pacolli: Takimi me Elon Musk, mundësi unike për të vendosur ...