Zjarr te Muzeu Etnologjik në Prishtinë, digjen disa kabllo elektrike

00:05 | 11 Korrik 2024
E.H

Një shtyllë elektrike në Prishtinë afër Muzeut Etnologjik është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar uudhëheqësi i skuadrës së Zjarrfikësve, Jeset Dragusha.

Dragusha tha se ekipi i zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin.

”Ishin djegur orët e rrymes dhe kabllot. Ne e kemi ber lokalizimin, e kemi lajmëruar KEDS-in për ta ndërprerë rrymën dhe e kemi ndal zjarrin”, ka thënë Dragusha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme