Google ADS

Zjarr në spitalin e Sarandës, digjen pajisjet e Radiologjisë

10:42 | 17 Qershor 2022
E.H

Spitali rajonal i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje.

Raportohet se rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike, njofton abcnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme