Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që të mos digjen hamulloret sepse është djegie penale dhe shkakton dëme të mëdha.
Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Prishtinës ka publikuar një video nga një zjarr i madh që ka kapluar një tokë në Prishtinë, për të cilin zjarrfikësit po punojnë për ta shuar, përcjell Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, është vepër penale djegja e hamulloreve, ju lutemi të keni kujdes, mund të shkaktoni dëme të mëdha, së pari në gjallesa dhe pastaj në shtëpi ose objekte tjera të cilat mund të gjenden afër. Zjarrfikësit tanë po punojnë pa pushim për të shuar zjarret (si ky në video, i cili është duke ndodhur tani), që nuk janë të pakta në territorin e Prishtinës. Ju lutemi bëni kujdes, mos i djegni hamulloret”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...