Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, vdes një fëmijë

10:38 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Një vajzë 4 vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një ndërtesë në Ulpianë.

Lajmin është konfirmuar zyra për informim ë QKUK-së, ku thuhet se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor të klinikës emergjente në QKUK, fëmija nuk ka arritur të mbijetoj.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak  se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetoi.” Thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndryshe, mësohet se vajza ishte shtetase shqiptare kurse zjarri e ka kapluar ndërtesën si pasojë e një ngrohëse  elektrike./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme