Google ADS

Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, lëndohen dy policë e tri banore

10:06 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Raportohet se në një ndërtesë tek njehsorët e rrymës në Lipjan ka shpërthyer një zjarr.

Njësiti policor ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtarë policorë dhe tri banore femra kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.

Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme