Zjarr në një garazh në Skenderaj, digjet një traktor dhe disa vegla të punës

08:51 | 21 Janar 2024
E.H

Si pasoj e rënies së zjarrit në një shtëpi në fshatin Radishevë të Skenderajt, është djegur një traktor me disa vegla pune, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga zjarri po ashtu është djegur edhe një paradhomë e shtëpisë dhe një garazh në të cilën gjendej traktori, shkruan Arbresh.info.

Rasti është duke u hetuar.

“Radishevë, Skenderaj 19.01.2024 – 23:30. Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme