Një depo e një kompanie për prodhimin e parketit është përfshirë nga zjarri dje në Drenas, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, shkaktari i zjarrit ende nuk dihet ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
“Gllogoc / 01.01.2024 – 07:22. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie për prodhimin e parketit. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...