Zjarr në malet e fshatit Gerlicë e Epërme

20:37 | 6 Prill 2024
R J

Një zonë malore është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Gërlicë e Epërme, në lagjën “Prushaj”, në Kaçanik.

Zjarri ka ndodhur rreth orës 19:35.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek  lagjja “Prushaj” në Kaçanik,  një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, tha Veseli.

Të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes.

“Janë njoftuar brigada e zjarrfifkësve të Kaçanikut, të cilët menjehërë kanë dalê në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndêrsa edhe ekipe të policisë janë atje”, konfirmoi Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme