Google ADS

Zjarr në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

19:22 | 12 Gusht 2024
E.H

Një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Kodra e Trimave është kapluar nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve në kryeqytet, Mal Gashi.

Gashi tha se tani janë përfshirë nga zjarri edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre, ndërsa zjarrfikësit janë duke u marr me shuarjen e zjarrit.

“Qe disa dite jemi duke u ballafaqu me zjarr ne deponi ilegale e mbeturinave qe eshte kriju rreth rruges se panairit. Tash ka perfshi edhe siperfaqe me bari dhe shkurre . Ekipet jane aty duke u marr me shuarjen e ketij zjarri”, ka thënë Gashi.

Si pasoj e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në Kosovë, janë krijuar ditëve të fundit disa vatra zjarri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme