Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur përkrahjen e tij për kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka thënë se shqiptarët në Kosovë janë përballë një mundësi për të sjellë ndryshimin, shkruan portali arbresh.info.
Sipas Selës, pa dyshim që Kurti është ai që do ta bëjë Kosovën më të lirë, më demokratike më të drejtë, më normale.
Më poshtë keni shkrimin e tij pa ndërhyrje:
” Shkenca përparon pas çdo funerali. ”
Është shprehje e famshme e fizicentit nobelist gjerman, Max Planck. Me këtë ai nënkuptonte se vetëm kur një gjeneratë largohet vijnë në shprehje teori të reja, të cilat çrrënjosin të vjetrat dhe natyrisht sjellin zhvillim.
Kështu ndodh me shkencën dhe shkencëtarët, kështu ndodh në jetë, në mes prindërve dhe fëmijëve! Politika nuk bën përjashtim nga ky rregull. Me fjale të tjera, elementi bazë i çdo demokracie të konsoliduar është, NDRYSHIMI! Në qoftë se nuk ndodh ndërrimi i konceptit politik që qeveris, demokracia shndërrohet në monizëm funksional me një sistem pluripartiak, që shërben vetëm për dekor.
Pasojat patjetër se do të jenë, kapja e shtetit, jo transparenca , politizimi i gjyqësorit, mungesa e sigurisë, korrupsioni degradimi i arsimit dhe shëndetësisë, klientelizmi, shthurja e shoqërisë, zhgënjimi, pesimizmi, vrasja e shpresës – migrimi.
Ndryshimi nga ana tjetër e sjell në shprehje llogaridhënien, e vë përpara përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me pushtetin në të kaluarën dhe jep mesazh për të gjithë ata pushtetarë, që do të guxojnë në të ardhmen. Bën që të ndjehen të përfaqësuar edhe ajo shtresë e popullit, që deri dje ka qenë e papërfaqësuar, kthen shpresën.
Ne shqiptarët kemi nevojë për ndryshim. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gati 18 vite jetojnë në monizëm, të pashpresë, me shkolla që zbrazen çdo ditë, me të rinjë që marin rrugën e mërgimit.
Shqiptarët në Kosovë në zgjedhjet e 6 Tetorit janë përpara mundësisë për të sjellë ndryshimin, për ta bërë Kosovën më të lirë, më demokratike më të drejtë, më normale.
Unë s’kam dilemë se Albin Kurti dhe Vetvendosje, mund ti ofrojnë Kosovës (dhe jo vetëm) shumë më shumë nga çka kam shkruar më sipër, por kjo nuk është në dorën e Albinit tanimë. Është në dorën tuaj ta përkrahni atë më 6 Tetor.
Në fakt jo atë por NDRYSHIMIN dhe SHPRESËN për shqiptarët.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...