Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka gjobitur dy shoferë me nga 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të ngasjes së automjetit për 12 muaj, pasi të njëjtit kanë zhvilluar gara të shpejtësisë në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.
“Njësiti i policisë nga Trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h”.
“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër