Zhvillonin gara shpejtësie, Policia gjobit shoferët në Gjakovë

12:11 | 12 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të organizimit të garave të shpejtësisë në Gjakovë.

Të hënën, policia ka identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

Njoftimi i policisë pa ndërhyrje:

Bënin gara shpejtësie, ndërmerren masa ligjore ndaj ngasësve të automjeteve

Me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e organizimit të garave të shpejtësisë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor./Arbresh.info/

Të ngjashme