Zhvilloi shpejtësi 101 km/h në zonë 50 km/h, gjobitet shoferi në Ferizaj

22:05 | 17 Mars 2024
R J

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 17.03.2024 rreth orës 20:45 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme