Google ADS

Zhvillimi i Trepçës, një prej synimeve kryesore të ministrit Lluka

15:04 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka prezantuar planin e tij ku fokus kryesor do të jetë zhvillimi i sektorëve si energjia dhe minierat, ndërsa vëmendje e rëndësishme do t’i kushtohet edhe ndërmarrjeve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Po ashtu, zhvillimi i Trepçës është një prej synimeve kryesore gjatë këtij mandati të ministrit Lluka, ndërsa së shpejti pritet edhe implementimi i projektit për trajtimin e ujërave të zeza, donacion nga shteti francez në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Merret vesh se ministri Lluka ka mobilizuar stafin dhe i ka njoftuar për së afërmi me intensitetin e shtuar në punë dhe efikasitetin që ai pret nga departamentet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme