Nëse Kosova do të lejonte më shumë zhvillimin e sektori minerar do të hapte vende të reja pune në Kosovë.
Kryetari i Odës së Afaristëve të Kosovës, Skënder Krasniqi , tha se duhet të ketë koordinim më të mirë të institucioneve të vendit për funksionimin e bizneseve.
“Bizneset kanë shumë probleme, qiraja e tokës është shumë e lartë dhe ka përzierje të kompetencave. Bizneset e sektorit minerar kërkojnë veprime konkrete nga MBPZHR për shkeljen e ligjit të punës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij ka neglizhencë nga ana e institucioneve të Kosovës. “Ka pasur shumë premtime nga ana e institucioneve, na kanë dhënë kohë që deri më 2 maj do të zgjidhin problemet, por deri më tani nuk ka pasur rezultate, na kanë premtuar që me ligj do të zgjidhen problemet”, tha ai.
Krasniqi bëri me dije se ka qindra biznese të sektorit minerar që kanë sot probleme. “Kufizimi me pesë hektarë dhe kufizimi për pesë vite është problem, në vendet e rajonit është ndryshe”, tha ai.
Kransiqi ka kërkuar që viti i qeras të jetë për më shumë vite.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...