Google ADS

Zhvillimi ekonomik lokal, prioritet i Qeverisë për 2019

09:40 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e Komunave e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna”.

Nikoqir i këtij takimi kryeministri Ramush Haradinaj u ka premtuar se Qeveria do ti trajtoj me prioritet kërkesat e komunave gjatë vitit 2019.

Përgjatë vitit 2018 janë adresuar një sere sfidash që kanë të bëjnë më zhvillimin e komunave si dhe shumë kërkesa që kanë për qëllim zhvillimin komunal. Disa nga kërkesat janë: aprovimi i ligjit për dhënie në shfrytëzimit të pronës komunale që ka kaluar në lexim të parë, miratimi mbi 50 vendime nga niveli i Qeverisë që adresojnë kërkesat e komunave, në Qeveri janë miratuar 26 kërkesa për adresim të pronës, i kemi edhe 14 kërkesa të reja ku na duhet vendim i Gjykatës Kushtetuese. Çdo kërkesë për interes të zhvillimit ekonomik është adresuar me kujdes. Kemi edhe kërkesa për nivelin lokal si parku inovativ në Prizren, kemi vepruar edhe me zonën e veçantë ekonomike amerikane, nuk i kemi harruar edhe zonat ekononmike tjera si Drenasi, Vushtrria, kemi edhe kryeqytetin si sallën koncentrale, pallatin e Rinisë. Po ashtu e di që sa i përket buxhetit nuk jeni të kënaqur por ën raste të caktuara ju kemi dhënë përkrahje”, ka thënë ai.

Besnik Tahiri ka thënë se së bashku me administratën e pushtetit lokal do të themelojnë një departament që do të merret me zhvillimin ekonomik te komunave.

Sot do të lansojmë prioritetin kryesor për 2019, atë të zhvillimit ekonomik dhe lokal. Ne kemi miratuar strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal 2019-2023. Kemi kaluar një numër të madh të ligjeve për prona, janë edhe disa kërkesa për zhvillim ekonomik lokal. Së bashku me MAPL kemi pasur konsultime të ngushta ku do të themelojmë një departament ku do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik rural që secili program që vjen nga komunat te Qeveria të kemi një instancë që merret me këto programe. Do të punojmë ngushtë me kryetarin e asociacionit të komunave, Agim Veliun që në vitin 2019 zhvillimin ekonomik lokal ta kemi prioritet si Qeveri”, ka thënë ai.

Kryetari i Asociacionit të komunave Agim Veliu në këtë takim ka ngritur disa çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik lokal.

Asociacioni i komunave të Kosovës ka mirëpritur miratimin në lexim të parë të Projektligjit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim. Të gjitha rekomandimet e komunave janë përfshirë në këtë projektligj falë angazhimit me MAPL dhe me komisionin parlamentar për vetëqeverisje lokale. Shpresojmë që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji situata në zhvillimin lokal do të ndryshoj. Amandamentimi i këtij ligji ka qenë kërkesë e komunave sepse zbatimi i ligjit aktual ka qenë i vështirë, e sidomos joshja e investitorëve për investime në komuna”, ka thënë ai

Veli ka thënë se është diskutuar edhe strategjinë legjislativë për 2019.

“Nga 70 projektligje që parashihen në këtë strategji, Asociacioni do të bëjë kërkesë që të marr pjesë në hartimin e 21 projektligjeve që kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik. Asociacioni i ka dërguar rekomandimet lidhur me ligjin për partneritetin publiko-privat dhe ligjin për pyjet të cilat kanë të bëjnë direkt me zhvillimin ekonomik lokal. Pas miratimit të tyre besoj që klima e investimeve dot ë rritet. Kërkesat tona janë: decentralizimi i procedurave për marrëdhënie kontraktuale për partneritet publiko privat, dhe që pronat që administrohen nga agjencioni i pyjeve tu kthehen komunave për t’i administruar. Kërkojmë që Ministria e Ambientit të procedoj me hartimin e 5 udhëzimeve administrative për fillimin e procesit të legalizimit për ndërtimet pa leje. Janë një numër i konsiderueshëm i projektligjeve që parashihen në strategjinë për ndërtim dhe pa përfshirjen e asociacionit, implementimi do të jetë më i vështirësuar. Është projektligji për financat lokale, për zonat ekonomike, për turizëm e të tjera”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/392556028148554/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme