Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet që në këtë muaj të mbajë mbledhjen e dytë të vitit, ku do të diskutohet mbi situatën në Kosovë.
Përfaqësuesja e Posaçme dhe udhëheqësja e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, do të raportojë mbi zhvillimet e fundit dhe mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Në dokumentin që trajton diskutimet e mundshme përmenden edhe veprimet e qeverisë së Kosovës në veri, të cilat u kritikuan se ishin të njëanshme si dhe dështimi i palëve për të nisur zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
“Nuk ka pasur përparim domethënës në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër më 27 shkurt 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Marrëveshja prej 11 pikash përfshinte angazhime për mos-përfaqësimin e njëri-tjetrit në arenën ndërkombëtare dhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në raportin “Security Council Report”.
Tutje si zhvillim tjetër që ka ndodhur në Kosovë, e që mund të diskutohet në OKB përmendet edhe sulmi terrorist në Baanjskë ku mbeti i vdekur rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.
“Një incident i rëndë ndodhi më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës, në fshatin Banjska/Banjskë, ku përplasjet e armatosura mes personave të armatosur dhe policisë kosovare çuan në vdekjen e një polici dhe tre sulmuesve. Milan Radoiçq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, pranoi pjesëmarrjen e tij në incident dhe dha dorëheqje, por Serbia refuzon ta ekstradojë atë.”, thuhet në dokument, transmeton telegrafi
Aty theksohet se Këshilli i Sigurimit është i fokusuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe uljen e tensioneve në veri.
“Prioritete të Këshillit janë ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe promovimi i depërshkallëzimit të tensioneve në veri. Ai do të vazhdojë t’i monitorojë përpjekjet diplomatike për avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe çdo përpjekje drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për Kosovën. Për këtë qëllim Këshilli mund të shqyrtojë miratimin e një deklarate presidenciale që u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në raport.
Më tej në dokument theksohet edhe dështimi i palëve për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore në mesin e komunitetit serb, e cila ndalon përdorimin e dinarit si mjet pagese me para të gatshme.
Megjithëse anëtarët e Këshillit janë unikë në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporti konfirmon dallimet e thella midis anëtarëve të përhershëm sa i përket Kosovës.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...