Zhvillimet më të reja tek zyrat e OVL-së pas arrestimit të Hysni Gucatit

16:23 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Të grumbulluar ndonëse po kalon ora 16:00, veteranët nuk e kanë në plan të lëvizin nga rruga ku po vëzhgojnë nga afër bastisjen që me orë po vazhdon nga policia e EULEX-it.

Gjendja tashmë është qetësuar, raporton portali arbresh.info.

Por me të ardhur njëri nga personat kyç të organizatës brohoritjet nuk munguan.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së tashmë ka mbërritur në zyrat e kësaj organizate ndonëse brenda nuk ka hyrë ai po qëndron së bashku me veteranët e tjerë.

Brenda objektit përveç policisë së EULEX-it  dhe avokatit të Organizatës së Veteranëve nuk ka të tjerë.

Jashtë roje po ju bënë Njësia Speciale e Policia e Kosovës.

Ndërkohë Hysni Gucati e përjetoi sot një rrufe, kur rreth 50 policë ndërkombëtarë, të maskuar e të armatosur iu hynë në zyrë Organizatës së Veteranëve dhe nxorën në pranga kryetarin e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme