Dorëheqja e kryeministrit kosovar Haradinaj ishte e befasishme. Arsyeja: ai është thirrur nga Gjykata Speciale për krimet e luftës për Kosovën.
Dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjate për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit.
Njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë mbeten akoma shumë plagë të pashëruara dhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës ende shumë larg. Megjithatë një proces i rëndësisjëm ka nisur tashmë në Kosovë. Me aprovimin e parlamentit kosovar u themelua një tribunal i veçantë me seli në Hagë, për të shqyrtuar krimet e luftës nga ana e shpiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Tribunali i posaçëm – Gjykata Speciale – ka filluar punën, ka mbledhur fakte, ka pyetur dëshmitarë. Dhe tani me këtë ngjarje befasuese specialja veproi duke e filluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra direkt me majën e ushëheqjes së ish-UÇK-së, shkruan Vilma Filaj-Ballvora në një koment të publikuar në DW.
Haradinaj do të merret në pyetje qysh prej javës së ardhëshme. Për këtë arësye ai u tëhoq nga posti i tij.
Është hera e dytë që Haradinaj në mënyrë vullnetare niset drejt Hagës. Për të njëjtën arësye ai pati dhënë dorëheqjen edhe në vitin 2005. Ish-komandanti i UÇK-së akutohet nga autoritetet serbe për krime ndaj popullatës serbe në kohën e luftës së Kosovës. Pas shpalljes së tij të pafajshëm për mungesë provash, pati aludime që dëshmitarë ishin intimiduar dhe madje vrarë. Megjithatë pas kthimit në Kosovë nga Haga Hajradinaj u prit atëherë si hero.
Largim me pasoja afatgjatë
Dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vitin 2017 Haradinaj u zgjodh kryeministër si kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Qysh prej fillimit koalicioni qeverisës i të ashtuquajturit “krahu i luftës” ishte shumë i brishtë. Ndërkaq sfidat ishin mjaft të mëdha: marrëdhëniet e vështira me Sërbinë, korrupsioni dhe papunësia e lartë, si edhe Gjykata Speciale me seli në Hagës si shpata e Demokleut. Një dështim i parakohshëm i kësaj qeverie ishte i paraprogramuar
Bisedimet në qorrsokak
Veçanërisht për dialogun më Beogradin, do të krijohet pas largimit të Hajradinajt një ekuilibër i ri forcash në Prishtinë. Hajradinaj ishte i vendosur për një dialog me kusht në fund njohjen e Kosovës si dhe ai ishte shumë i prerë kundër ndryshimeve të mundshme të kufijve. Temë kjo e shtruar për diskutim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Me këtë qëndrim Hajradinaj fitoi pikë si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim. Veçanërisht Gjermania, por edhe vende të tjera të BE-së, u shprehën kundër një skenari të ndryshimit të kufijve.
Megjithatë Hajradinaj u gjet nën presion edhe nga faktori ndërkombëtar, pasi qeveria e tij vendosi për taksa të larta importi për mallrat serbe. Qysh prej atij momenti dialogu me Serbinë është ngrirë dhe po ashtu edhe një shkëmbim i mundshëm i territoreve. Megjithë ndërmjetësimet intensive, Hajradinaj nuk lëshoi pe. Kokëfortësia me të cilën ai reagoi, do të kishte për të shpejt apo vonë pasoja. Ishte Haga ajo që e përshpejtoi tani largimin e tij. Hapi i Hajradinajt ishte konsekuent dhe i drejtë: ai i nënshtrohet drejtësisë.
Kartat do të shkartisen nga e para
Me largimin e Hajradinajt qoftë edhe përkohësisht nga aktiviteti politik, skena politike në Kosovë do të ndryshojë. Së pari, për Presidentin Hashim Thaçi dhe partinë e tij Demokratike do të mungojë këtej e tutje kundërshtari kryesor në dialogun me Beogradin: “Deal”-i që po diskutohet qysh prej një viti mes Serbisë dhe Kosovës për ndryshim kufijsh kundrejt njohjes mund të fitojë terren. Megjithatë një marrëveshje në këtë drejtim, por pa mbështetjn e gjerë të popullit në Kosovë, nuk do të ishte një ogur i mirë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.
Gjykata Speciale për krimet e luftës të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës të premten bëri një hap të rëndësishëm përpara drejt përpunimit juridik të së kaluarës. Një shenjë inkurajuese për Kosovën, por pasojat politike të dorëheqjes së Hajradinajt nuk do presin gjatë të japin efektin e tyre. Në bisedimet me Beogradin mund të ketë lëvizje pozitive, por një ‘deal’ që mund të sillte si pasojë një dobësim në politikën e brendshme kosovare duhet mënjanuar me çdo kusht. /DW/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...