Në vazhdën e takimeve të cilat po i zhvillon Ministri Selimi së bashku me ministren Haradinaj-Stublla, sot janë pritur edhe nga përfaqësuesit e sektorit privat në Preshevë nga të cilët ka dëgjuar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e tyre si dhe klimën e pafavorshme të të bërit biznes në këtë rajon.
Duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe dëmet që ka shkaktuar tek çdo biznes përballja me pandeminë COVID-19, njëherit duke i ditur edhe vështirësitë me të cilat përballet ekonomia në Preshevë, Ministri Selimi u shpreh i gatshëm për të diskutuar rreth projekteve konkrete të përbashkëta me synim të rimëkëmbjes së bizneseve, zhvillimit ekonomik të vendit si dhe rritjen e punësimit të qytetarëve të Preshevës.
Sipas ministrit Selimi zhvillimi ekonomik përbën një rëndësi të posaçme për përmirësimin e jetës së bashkëkombësve tanë dhe për këtë duhet të shihet si prioritet me rëndësi, sidomos sektori privat.
Lugina e Preshevës ka potencial të konsiderueshëm për zhvillim çoftë nga aspekti gjeografik, natyror dhe njerëzor, dhe këto resurse duhet të shfrytëzohen.
“Përveç pjesës politike me të cilën diskutuam me Kryetarin Arifi, ne kemi pa të rëndësishme që të vizitojmë bizneset e mëdha këtu në Preshevë, siç janë kompania Fluid, Solid dhe Weslime, tri kompani të suksesshme të cilat e kanë potencialin, talentin dhe vullnetin e madh për punë, me prodhimet e të cilave do ta mbulonin jo vetëm tregun e Serbisë por edhe rajonin dhe botën. Presheva është lënë mbrapa nga Republika e Serbisë por assesi nuk ka mbetur mbrapa me shtrirjen e saj ekonomike, arsimore e politike. Republika e Kosovës do të iu qëndron në krah këtyre bizneseve për mirëfunksionimin dhe shtrirjen sa me të gjerë të produkteve të tyre”
Kjo vizitë u prit me optimizëm nga përfaqësuesit e sektorit privat të cilët kanë falënderuar ministrin Selimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në trajtimin e kësaj problematike dhe ofrimin e ndihmës në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...