Vendimi i vendosjes së Presidencës në objektet ku janë aktualisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Bujqësisë do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 16 milionë euro.
Ndonëse vendimi për vendosjen e zyrës së presidentit në objektin e MKRS që gjendet në shesh po arsyetohet nga analistët duke e cilësuar si vend më reprezentativ, por analisti Imer Mushkolaj nuk e arsyeton vendosjen e dy ministrive në prona private.
Mushkolaj thotë se institucionet publike ish deshtë të vendosen në prona publike e jo private, sepse sipas tij kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës.
“Arsyet besoj janë analizuar nga presidenca por besoj ndër arsyet është sepse është vend me reprezentativ se sa ku ekziston tash. Mund të arsyetohet vendimi. Por nga ana tjetër nuk mund të arsyetoj kurrqysh vendimin me marr objekte private edhe me shpenzu qindra e mira euro për me i vendos dy ministritë. Besoj qe ka hapësira publike që kishin mujt me një kosto më të vogël me u renovu dhe me qenë të gatshme për akomodim të dy ministrive. Po vazhdon zhvatja e buxhetit duke zhvendosur institucionet publike në pronat private”, u shpreh Mushkolaj për arbresh.info.
Mungesa e planifikimit nga ana e institucioneve po bën që të përfitojnë shumë biznese privatë që nënshkruajnë marrëveshje për të lëshuar objektet me qira.
Kundër idesë për të shfrytëzuar objekt privat për institucione publike shprehet edhe analisti Lavdim Hamidi.
Ai thotë se duhet një zgjidhje që këto institucione të vendosen në hapësira publike.
“Problemin më të madh e shoh tek planifikimet që nuk janë bërë si duhet. Ministritë që kanë më leshu atë objekt kanë me pagu qira të shtrenjta. Planifikimet nuk po bëhen si duhet dhe nga kjo situatë po përfitojnë marrëveshjet e ndryshme me bizneset private ku kanë me u vendos institucionet publike”, ka thënë Hamidi për arbresh.info.
Madje sipas tij, s’ka qenë fare e nevojshme ndërrimi i zyreve të presidencës sepse edhe aty ku kanë qenë s’ka pas ndonjë problem në funksionimin e tyre.
“Nuk ka qenë zgjidhja e duhur që po vendosen aty sepse edhe me herët ka funksionuar presidenca dhe nuk ka pas ndonjë telashe por vendimi ish deshtë me u kriju që mos me i sjell shpenzime shtesë buxhetit të Kosovës”, përfundon ai.
Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ata të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për dy ditë radhazi kanë protestuar para objektit të këtyre dy ministrive për të kundërshtuar vendimin për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë.
Shpenzimi marramendës i parasë publike, 41 mijë euro në muaj për pagesën e qirasë për një objekt që nuk i plotëson nevojat e një institucioni siç është MKRS dhe investimi me miliona euro për renovimin e objekti për Zyrën e Presidencës duket i pa logjikshme për punëtorët e këtij institucioni./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...