Banorët e fshatit Hade sot kanë mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësinë për vonesën në procesin e zhvendosjes.
Protestës iu bashkua edhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), raporton arbresh.info.
Banorët premtuan se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të pranohen.
Por në emër të Komunës se Obiliqit, Burim Gërguri u premtoi se kërkesat e tyre do te merren parasysh.
Ndërsa nga organizata “Fiq” Dajana Berisha tha se kjo qe po ju ndodh këtyre banorëve nuk është e drejtë.
“Jam shumë e brengosur se qe 14 vite ju po vazhdoni me qenë në pikën zero dhe mos zhvendosja e juaj është dështim i Qeverisë dhe të gjithë akterëve të tjerë”.
Në këtë protestë u kërkua që të zhvendosen banorët e kësaj pjese dhe jo të devijohet dhe të zhvendosen pjesët që nuk kanë qenë të parapara për zhvendosje.
Kurse banori Ragip Grajçevci ka thënë se të gjithë 1700 banorët janë të rrezikuar, sepse nuk ka jetë në këtë vend.
“250 shtëpi dhe janë mbi 1700 banorë dhe të cilët janë të rrezikuar sepse në këtë vend nuk ka jete”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1745904675474617/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...