Zhvarroset një foshnjë në Istog, Policia nis hetimet për vdekjen

10:09 | 6 Shtator 2022
A. B.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, një foshnjë është zhvarrosur në Istog.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.”, thuhet në raport. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme