Në fshatin Gllarevë të Klinës të hënën janë eksumuar gjetjet mortore të një personi që dyshohet se është i vrarë në luftën e fundit dhe bënë pjesë ndër personat e pagjetur.
Nga gërmimet, sipas kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe i veshur me rroba civile.Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri, porse një javë më parë një banor i këtij fshati gjatë punimeve në një kanal për ujësjellës ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, sot ka organizuar gërmimet për gjetjet në këtë lokacion.
“Në javën e kaluar një banor vendas këtu, duke hapur një kanal ka hasur në mbetje mortore dhe eshtrat janë dërguar në ekzaminim (ato që kanë qenë mbi dhe), ku dyshohet se janë të luftës së fundit, dhe sot mjekësia ligjore, policia për krime lufte dhe autoritetet kompetente bënë eksumimin përkatësisht zhvarrimin e atij trupi. Trupi ka qenë në gjetje të veshur me rroba, andaj, dyshohet se varrimi ishte bërë në mënyrë klandestine me një thellësi prej 50-60 centimetra në thellësi të tokës, kështu që tash do të ndiqen procedurat e mëtutjeshme, përkatësisht do të shikohet identiteti i personit përmes analizës së AND-së”, theksoi Gjetaj.
Ai ka shtuar se kjo gjetje ka qenë e rastësishme dhe derisa shumë njerëz mungojnë nga lufta e vitit 1999, luten të gjithë qytetarët të cilët hasin në mbetje mortore ose kanë ndonjë informacion të bashkëpunojnë në mënyrë që të zvogëlohet numri i personave të zhdukur që është ende i madh.Gjetaj tha se në këtë lokacion nuk ka dyshime për varrezë masive dhe me kaq këtu përfundojnë gërmimet.Kjo varrezë është gjetur në oborrin e pronarit, Remzi Kapllani nga Gllareva.
Gjetaj ka thënë se janë edhe 1660 qytetarë të Kosovës që konsiderohen të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...