Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, ka folur rreth rastit të zhdukjes së mostrave të aktivistit tanimë të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Ai iu është përgjigjur edhe pretendimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat.
Haliti në një intervistë për rtk-në, tha se nuk kanë pasur qasje në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Numri dy i IML-së, theksoi se policia është duke i shqyrtuar ato, derisa tha se nuk ka asnjë informatë nëse ka ndonjë regjistrim apo ndonjë fakt rreth asaj se kush i ka marr këto mostra.
“Ne i kemi kamerat të cilat e survejojnë hapësirat e IML-së duke përfshirë edhe ato të laboratorit, ato incizohen në serverët tanë të cilët janë marrë nga policia, dhe ne nuk i kemi parë, vetëm policia për momentin ka qasje në ato video dhe vetëm ata mund të thonë nëse ka diçka konkrete lidhur me këtë apo jo”, tha Haliti.
Katër punëtorët e suspenduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për shkak të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, raportohet se janë kthyer në punë, në bazë të një vendimi të Komisionit brenda Institutit.
Të enjten, deputeti Haki Abazi, në një konferencë për media tha se ka video-incizime që tregojnë se kush mund t’i ketë zhdukur mostrat për rastin e Astrit Deharit
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë