Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se në momentin kur të kryhen kërkimet për policët e zhdukur në Kosovë, atëherë do t’i bëjë kërkesë zyrtare Maqedonisë në mënyrë që kërkimet të nisin edhe në territorin e vendit fqinj.
Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të cilët fillimisht në takim shkëmbyen dekorata për njëri-tjetrin.
Duke folur rreth dy policëve të humbur të Kosovës, që nga e shtuna, kërkimet pas të cilëve janë ende duke vazhduar, kreu i Qeverisë e pranoi se ende nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkimin e tyre edhe në territorin e vendit fqinj.
“Sa i përket policëve të humbur nuk ka asgjë të re ende. Kemi shtuar numrin e personelit aktiv. Rrethanat janë të pafavorshme dhe gjetja e trupave mund të jetë jo lehtë e identifikuar. Unë ende nuk i kam bërë Maqedonisë një kërkesë zyrtare, por më shumë i kam bërë një kërkesë miqësore, por në momentin kur të mbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës do të kërkojmë zyrtarisht për kërkimet edhe në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë familjeve të dy policëve në këtë rast dhe si qeveri, si shtet nuk do të turpërohemi para policëve që janë në detyrë”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka folur edhe rreth sigurimeve për Policinë e Kosovës, duke thënë se kjo gjendje nuk do të vazhdojë në pafundësi dhe do të bëhet, ndërkohë që edhe Sindikata e policisë ka një propozim për zgjidhjen e këtij problemi.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre