Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga babai i saj në fshatin Reznik të komunës së Vushtrris, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ajo ka dal nga shtëpia me datën 25.03.2023 në ora 12:00 dhe deri me tani nuk ka njohuri se ku gjendet.
Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme