Google ADS

Zhduket një vajzë e mitur

09:05 | 22 Maj 2022
A Z

Një vajzë e mitur është larguar mbrëmë nga vendstrehimi i saj në Prishtinë.

Sipas dëshmitares, e mitura është larguar nga Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, teksa nuk janë në dijeni se ku ndodhet.

Rasti është duke u hetuar.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme