Google ADS

Zhduket një vajzë 13-vjeçare, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

10:52 | 27 Qershor 2024
E.K

Një vajzë 13 vjeçare është zhdukur.

Sipas njoftimit në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook bëhet fjalë për një vajzë e cila quhet Aulona Kurti, për të cilën familjarët e saj që nga dita e hënë nuk dinë asgjë për fatin e saj.

Familjarët e saj kanë kërkojnë  ndihmën e qytetarëve dhe policisë për ta gjetur vajzën.

Ata gjithashtu kanë shpërndarë edhe dy numra kontakti për ata që kanë ndonjë informacion për të.

“Ju lutem vajza e jon Aulona Kurti osht 13 vjeqare qe nga dita e hane nuk dim asgje per fatin e saj e kem lajmru ne polici po ale as nje Informat nuk kem e lutemi qdo qytetar qe e sheh qe ta lajmron policin edhe ne numrat e telefonit 045883382 ose 045612416 ju lutem shprendane”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale