Google ADS

Zhduket një person nga Kaçaniku

11:38 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Personi me emrin, Vesel Bulica nga fshati Shtrazë i Kaçanikut është zhdukur tash e tre ditë.

Bulica, i lindur me 12.03.1945, ka lënë shtëpinë e tij të hënën rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer më.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, nënkoloneli Basri Shabani, zëvendës-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Me datën 20 rreth orës 15:00 në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur ankuesi, djali i personit të zhdukur, i cili ka treguar se babi i tij nuk është kthyer në shtëpi qysh nga data 19”, ka thënë Shabani.

Anëtarët e familjes së Vesel Bulicës janë ankuar se ka dy ditë që nuk kanë kurrfarë informacioni nga Policia e Kosovës dhe se edhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk po del në aksion pasi po pret dritën e gjelbër nga policia.

Banorët kanë thënë se vet kanë filluar kërkimin dhe se nuk po ndihmohen nga askush.

Por, Shabani ka thënë se stacioni policor i Kaçanikut po merret me rastin dhe se për momentin janë në fazën e grumbullimit të informacioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme