Një person është zhdukur në Mitrovicën e veriut që nga data 10.11.2023, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, raportimi është bërë nga vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, shkruan Arbresh.info.
Rasti është nën hetime.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë veri. 10.11.2023-20:00. Me 11.11.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...