Google ADS

Zhduket një 86-vjeçare në Rahovec, nis aksioni për kërkimin e saj

23:16 | 24 Mars 2024
E.G

Një 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, duke bërë të ditur se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka nisur një operacion kërkimi në Rahovec. Po kërkohet një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc, e cila ka dalë nga shtepia sot rreth ores 16″00 dhe nuk është kthyer”, thuhet në konfirmim./Arbresh.info/

Të ngjashme