Zhduket një 3 vjeçar në Klinë, gjendet pas disa orësh

15:03 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se më 1 maj të këtij viti, rreth orës 19:50, ka pranuar një telefonatë sipas të cilës në fshatin Rixhevë të Klinës ka humbur një fëmijë i moshës 3- vjeçare ne pyllin e fshatit.

Fëmija ishte së bashku me prindin e tij i cili ishte duke punuar ne arën afër pyllit dhe për një moment është zhdukur fëmija, shkruan arbresh.info.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitë e SP. Klinë dhe DRP-Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë Policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, ne një rrugë pylli nga fshataret dhe policia  3-kilometra larg nga vendi ku kishte humbur.

Gjendja e tij ishte e mirë dhe ai është dërguar ne QKMF-në Kline për tu vizituar nga mjeku dhe me pastaj i është dorëzuar familjareve./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme