Një 24 vjeçare është zhdukur tash e tre ditë nga Skenderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti u bë i ditur nga Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, deklaroi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ndërsa, Ridvan Tahiri ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.
Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:
Vemendje!
Person i zhdukur.
Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati
Gjinia :Femer
Data e lindjes:23/02/1994
Gjatsia:160 cm
Pesha:60 kg
Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj
Gjendja fizike: E mir
Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.
Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.
Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.
Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.
Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...