Google ADS

Zhduket mërgimtari, erdhi për pushime në Kosovë

09:32 | 5 Shtator 2021
V. S.

Një person është raportuar si i zhdukur në polici, pasi i njëjti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut, teksa bëhet e ditur se i zhdukuri jeton në Austri dhe kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme